back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeAksident me fatalitet në Fushë Kosovë, 85 vjeçari vdes pasi u godit...

Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, 85 vjeçari vdes pasi u godit nga vetura

Të ngjajshme

5-shi i AAK-së merr mbështetje të madhe në Baballoq

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj...

Parashikim nga Shenoll Muharremi: LVV nuk ka shanse për qeveri pas 28 dhjetorit

Analisti politik Shenoll Muharremi thotë se pas 28 dhjetorit,...

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut...

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...
- Advertisement -

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

- Advertisement -

Një 85 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.

Viktima Isuf Obrazhda, si pasojë e lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, sot në mëngjes, rreth orës 06:00, është konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë, njofton Klankosova.tv.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve, derisa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet.

Rasti po hetohet për të zbardhur të gjitha detajet lidhur me këtë rast të rëndë.

Ceremonia e varrimit të 85 vjeçarit do të bëhet nesër më 26 dhjetor, me fillim nga ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz