BallinaLajmeLajmet e FunditRama i jep Dafina Zeqirit çmimin “Hyjnersha në Fron”: Ajo e ka...

Rama i jep Dafina Zeqirit çmimin “Hyjnersha në Fron”: Ajo e ka përdorur talentin e saj jo veç për hite, por edhe për mesazh për kauzë

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot në takim këngëtaren e njohur kosovare, Dafina Zeqirin.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se  Dafina Zeqiri është më shumë se një artiste e suksesshme. Sipas tij, ajo është za i fortë i brezit të saj, që përmes muzikës flet për liri personale, fuqizim të grave dhe guxim për të qenë vetvetja.

Rama ka thënë se Dafina e ka përdorur talentin e saj jo veç për hite, por edhe per mesazh per kauze., ka fol për respektin, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, duke treguar se suksesi pa qëndrim nuk ka vlerë dhe se arti mundet me ndryshu jeten e njerzve.

“Sot, me shumë kënaqësi, i dhuruam Hyjneshën në Fron një artisteje që përfaqëson jo vetëm kryeqytetin, por krejt shqiptarët. Dafina eshte origjinale dhe me energjinë e saj, ajo vazhdon me frymëzu mijëra të tjerë që të besojnë në veten e tyre dhe të ndjekin ëndrrat pa kompromise. Dafinë, faleminderit për muzikën dhe për mënyrën se si e ke çuar artin në një nivel tjetër dhe suksese sonte ne koncert”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz