back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeÇeku direkt Kurtit: Është njeriu i fundit që mund të lëvdohet se...

Çeku direkt Kurtit: Është njeriu i fundit që mund të lëvdohet se ka bërë diçka për ushtri

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Agim Çeku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin sa i përket fushës së sigurisë, përkatësisht Ushtrisë së Kosovës.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Çeku tha se Kurti është njeriu i fundit që mund të lëvdohet se ka bërë diçka për ushtri.

“Nuk ka shtet pa ushtri, ne këtë e kemi arritur. Njeriu i fundit që mund të lëvdohet se ka bërë diçka për ushtri është Albin Kurti. Ushtrinë e kemi filluar me UÇK e TMK”, tha Çeku.

Ish-kryeministri i Kosovës po ashtu tha se vendi në pesë vjetët e fundit është qeverisur nga një mentalitet i gabuar e komunist.

“Kosova është keq. Keq është Kosova sepse po qeveriset nga një mentalitet i gabuar. Ky mentalitet qeverisës është ajo që mua më brengos më së shumti. Vet fakti që quhet Vetëvendosje domethënë është një term komunist i kohës së kaluar. Vet emërtimi ka dalë nga mentaliteti që ata kanë”, tha Çeku.

“Por historia e tregon që gjithmonë kemi dalë fitues kur kemi qenë në koordinim”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz