back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaliti: Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Haliti: Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, Kurti dhe LVV do të jenë në opozitë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kurti nuk ka qenë në gjendje të formojë Qeverinë si fitues i zgjedhjeve dhe se e ardhmja e tij politike do të jetë opozita.

“Kurti nuk ka qenë i zoti me ba Qeverinë. Kjo është paaftësi e tij me komunikua me partitë politike dhe me njerëz që mbase kishin pranuar me hy në koalicion me të. Pas këtyre zgjedhjeve, Kurtin do ta shohim në opozitë, kjo është e ardhmja e tij politike”, ka thënë Haliti në Tëvë1.

Sa i përket pritjeve të PDK-së, ka thënë se janë të mobilizuar për t’i fituar zgjedhjet.

Ai tha se në zgjedhjet e kaluara ka vërejtur një hezitim për ta votuar PDK-në, por kësaj radhe siç ka thënë ai do të jetë ndryshe.

“Fushata e PDK është duke shkuar mirë, Bedriu është njeri i qëlluar dhe po pritet mirë në opinion, partia është e mobilizuar për t’i fituar zgjedhjet. Kjo është situata. Në zgjedhjet e kaluara kam hetuar se ka pasur një hezitim për ta votuar PDK-në, por kësaj radhe nuk ka”, ka thënë Haliti.

Haliti ka komentuar edhe deklarata e Kurtit për premtimet e partive tjera dhe posaçërisht ato të kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza për rritje pagash.

Ai ka thënë se për këto do të ishte mirë që Hamza e Kurti t’i ballafaqojnë argumentet, por siç ka thënë ai “ nuk e besoj që z.Kurti është në gjendje me ulur me z.Hamza për të trajtuar çështjet që po flasim”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz