BallinaLajmeMusliu: Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje direkte në sovranitetin...

Musliu: Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje direkte në sovranitetin e Kosovës

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka vlerësuar se shpallja e konkursit nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë për vende pune në institucione ilegale shëndetësore në Kosovë paraqet një ndërhyrje të drejtpërdrejtë, të ashpër dhe të qëllimshme në sovranitetin e Kosovës.

Sipas Musliut, veprime të tilla nuk janë të reja, pasi Serbia ka ushtruar presion edhe më herët përmes thirrjeve të hapura nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Marko Gjuriq, e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” dhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë.

Ai ka theksuar se shqetësuese mbetet edhe fakti që këto deklarata dhe veprime janë bërë në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke u trajtuar si diçka normale dhe e pranueshme.

Sipas tij, Serbia po tenton ta normalizojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës.

Musliu ka shtuar se qytetarët serbë në Kosovë po përballen me kushtezime financiare, ndalime në kufi, presion, shantazh dhe fushata propaganduese e intimiduese, me qëllim të pengimit të pluralizmit politik dhe detyrimit për të votuar Listën Serbe.

Ai ka nënvizuar se presioni është rritur pas urdhrit të Millan Radoiçiqit ndaj kryesisë së Listës Serbe për sigurimin e 10 mandateve, duke paralajmëruar pasoja në rast të dështimit.

“Është e rëndësishme të thuhet qartë: Kosova, me Kushtetutën dhe ligjet e saj, u garanton të drejta të plota serbëve lokalë dhe të gjitha pakicave. Askush nuk po ua mohon këto të drejta. Ajo që nuk mund të pranohet është që një shtet tjetër t’i përdorë qytetarët si mjet presioni politik, duke i mbajt peng për interesa shtetërore dhe elektorale”, ka theksuar ai.

Ai ka bërë thirrje për reagim të Bashkimit Evropian dhe faktorëve ndërkombëtarë, duke shtuar se, ndonëse serbët lokalë po përpiqen t’i rezistojnë presionit, ende nuk kanë guxim t’i raportojnë rastet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz