Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parë që mbërriti sonte në emisionin politik Politiko, pak para nisjes së debatit mes përfaqësuesve të partive politike.
Duke folur për rëndësinë e përballjes politike, Çitaku në KAnal 10 theksoi se PDK-ja nuk i është shmangur asnjëherë debateve, duke nënvizuar se debati është thelbësor për funksionimin e demokracisë.
“Debati në demokraci është i domosdoshëm dhe PDK nuk i ikën debateve,” tha ajo, duke shtuar se shpreson që edhe kryeministri Albin Kurti të tregojë kurajë dhe t’i përgjigjet ftesës për debat të hapur politik.



