back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmePër pesë vjet e la në harresë, Kurti në fushatë kujtohet për...

Për pesë vjet e la në harresë, Kurti në fushatë kujtohet për “Trepçën”: Një korporatë nga një vend aleat do të vijë të investojë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka mbajtur me qytetarë në Mitrovicë, ka thënë se do të bëhet një investim në Trepçë nga një korporatë e madhe e një shteti aleat.

Ky investim do të lidhet me sektorin minerar të Trepçës. Kurti gjithashtu ka premtuar 50 milionë euro për skanimin e burimeve të plota natyrore të Kosovës.

- Advertisement -

“Në Trepçë, në mandatin e ardhshëm do ta kemi një prej investimeve më të mëdha kapitale, në bashkë investim me një korporatë me përvojë të gjatë në sektorin minerar nga një prej shteteve tona aleate e mike.

50 milionë euro do t’i ndajmë për skanimin e plotë të burimeve tona natyrore, që jo vetëm të dimë saktësisht pasurinë e nëntokës, por edhe ta shfrytëzojmë e vendosim në funksion të zhvillimit”, ka njoftuar Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz