back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBerjani kërkon shpërndarjen e rezervave shtetërore të naftës në të gjitha pikat...

Berjani kërkon shpërndarjen e rezervave shtetërore të naftës në të gjitha pikat e karburantit

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur sot mbledhjen e Kuvendit, ku është diskutuar çështja e rezervave shtetërore të naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se deri më tani asnjë kryeministër nuk ka dhënë premtime konkrete se ku dhe si do të menaxhohen rezervat shtetërore të naftës.

Megjithatë, ai theksoi se shoqata ka një kërkesë të qartë drejtuar institucioneve të vendit.

Sipas Berjanit, Shoqata e Naftëtarëve do të kërkojë që rezervat shtetërore të naftës të shpërndahen në të gjitha pikat e karburantit, duke theksuar se kjo praktikë është në përputhje me rregullat dhe legjislacionin evropian.

“Sa i përket rezervave shtetërore, tashmë po shihet se jemi në fushatë dhe asnjë kryeministër deri tani nuk ka premtuar se ku do të jenë dhe si do të menaxhohen ato. Por ne do të arrijmë qëllimin tonë dhe do të kërkojmë që rezervat shtetërore të shpërndahen në të gjitha pikat e karburantit. Kjo është rregull dhe ligj evropian, jo vetëm në Kosovë apo në rajon. Janë rregulla të Bashkimit Evropian dhe besoj se do ta realizojmë këtë kërkesë”, ka deklaruar Berjani.

Ai u shpreh optimist se kjo kërkesë do të gjejë mbështetje dhe do të zbatohet në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz