back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta...

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon e radhës në kuadër të zotimeve të tij kryesore, ku fokusi është ulja e kostos së energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.

Në mesazhin e tij, Hamza thekson se çmimet e energjisë janë shndërruar në një barrë serioze për familjet dhe sektorin privat, duke theksuar se rritja e faturave nuk po shoqërohet me rritje të pagave, çka sipas tij përbën padrejtësi sociale.

“Çmimet e energjisë janë bërë një prej barrëve më të rënda për familjet dhe bizneset. Faturat po rriten, ndërsa paga nuk po mjafton. Kjo është padrejtësi sociale,” deklaron Hamza.

Ai paralajmëron se një nga vendimet e tij të para si Kryeministër do të jetë heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që, sipas tij, do të reflektohet drejtpërdrejt në uljen e faturave mujore dhe në lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“Kjo do të thotë faturë më të ulët çdo muaj, më shumë qetësi për familjet dhe më shumë lehtësi për secilin prej jush. Energjia nuk është luks. Është nevojë bazike, dhe unë do ta trajtoj si të tillë,” thekson kandidati i PDK-së.

Në fund të videos, Hamza riafirmon angazhimin e tij politik dhe misionin për ndryshim: “Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im. Bashkë. Përpara.”

Zotimi për heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike është pjesë e platformës ekonomike të PDK-së, e cila synon uljen e kostos së jetesës, mbështetjen e familjeve dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz