Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta ketë prioritet anëtarësimin në BE dhe NATO nëse vjen në krye të qeverisë.
“E ardhmja e Kosovës nuk është në izolim e sanksione, është qartë në Perëndim bashkë me botën demokratike. Në Qeverinë e ardhshme Haradinaj, Kosova ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.”
“Në NATO, Kosova fiton:
– siguri të përhershme dhe paqe afatgjatë,
– ushtri profesionale, të pajisur dhe të standardeve më të larta,
– mbrojtje të garantuar nga çdo kërcënim ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial,
– partneritet të drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe vendet më të fuqishme të botës,
– stabilitet politik dhe besueshmëri ndërkombëtare,
– rritje të rolit të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale.
Në Bashkimin Evropian, Kosova fiton:
– bashkohet me vlerat kombëtare dhe kulturore, me identitetin e vet
– treg shumë më të madh për prodhimet dhe shërbimet vendore,
– investime të huaja direkte dhe vende të reja pune,
– fonde zhvillimore dhe mbështetje për bujqësi, infrastrukturë dhe arsim,
– drejtësi funksionale, institucione të forta dhe sundim të ligjit,
– standard evropian jetese, mbrojtje sociale dhe të drejta më të mëdha për qytetarët,
– lëvizje të lirë, mundësi studimi dhe punësimi në vendet e BE-së,
– perspektivë të sigurt për të rinjtë, pa nevojë për largim nga vendi.”



