back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeIsh-kapiteni legjendar i Skëndërbeut shihet në SPAK

Ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut shihet në SPAK

Të ngjajshme

AUV-i asgjëson 2064 kilogramë mish pule, kishte salmonellë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës,...

Shahin Dervishaj nr. 77 nga PDK: Zemra e Drenicës i dhuron mbështetje të pakufishme

Në Lagjen Kuqica në Tërstenik, biznesmeni dhe kandidati për...

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...
- Advertisement -

Kishim parë njerëzit më të lartë të shoqërisë shqiptare, të paktën për nga postet publike që kanë patur dhe ende kanë, në dyert e Spak-ut, për here të pare ditën e sotme është shfaqur një ish-futbollist, kapiten, trajner i Skëndërbeut, ekipit kombëtarë të moshave dhe që sot aktualisht qëndron pushim të paktën nga futbollit, Bledi Shkëmbi.

Çudia e “vizitës” së një futbollisti në dyert e prokurorisë speciale është për faktin se ndryshe nga funksionarët e shtetit apo ish, që kanë qenë atje, futbollistët janë njerëzit më të dashur të popullit tonë, për nga emocionet dhe gëzimet që na japin apo na kanë dhënë.

- Advertisement -

Pas rreth një ore, me të dalë nga zyrat e SPAK, i kontaktuar nga gazetari i Top Channel Endi Tufa, Shkëmbi deklaron: “Duke qenë se jam administrator i një kompanie dhënie makinash me qera luksoze, njëra prej tyre, një Audi RSQ8, është e bllokuar për disa procedura dhe hetime të personit që ja kanë sekuestruar, ndërkohë që makina është marrë me qira pranë kompanisë ku që unë drejtoj”, deklaron Shkëmbi, i cili më tej shton: “Solla dokumentacionin e kërkuar për të vërtetuar pronësinë dhe proçedurat që janë bërë për dhënien e makinës me qira, që ta zhbllokojmë dhe të vazhdojmë aktivitetin tone të pa përzier me problemet e drejtësisë”, mbyll ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut të madh që bëri krenarë shqiptarët në arenën europiane për shumë vite.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz