Pavarësisht se është e kufizuar për shkak të gjendjes shëndetësore, Doarsa Kica-Xhelili nuk po e ndal betejën për drejtësi.
Kica-Xhelili që në fillim të fushatës kishte njoftuar se nuk do të jetë e pranishme fizikisht në fushatë, për shkak të vështirësive me shëndet.
Por, të shumta kanë qenë reagimet e saj, përmes video-adresimeve kryesisht në fushën e drejtësisë.
Numri katër në listën e kandidatëve për deputet nga LDK ka shpalosur edhe programin dhe zgjidhjet që ofron ky subjekt në fushën e drejtësisë.
Kjo formë e fushatës nga shtëpia nuk e bën më të zbehtë fushatën e saj, pasi mbështetësit e LDK-së kanë qenë të shumtë që janë përfshirë përmes komenteve në temat e ngritura nga ajo.


