BallinaLajmeSpitali i Përgjithshëm i Pejës: I plagosuri është në gjendje stabile, dërgohet...

Spitali i Përgjithshëm i Pejës: I plagosuri është në gjendje stabile, dërgohet për trajtim mjekësor në Prishtinë

Të ngjajshme

Rama: Bllokimi i TikTok-ut solli masa për mbrojtjen e fëmijëve, u vendosën filtra

Një vendim të panevojshëm e ka cilësuar kryeministri i...

Siklet në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës: Ter Stegenit i mohohet e drejta e votës

Zgjedhjet presidenciale të Barcelonës nuk mungojnë kurrë surprizat. Një...

Rama jep detaje: Prishtina ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte

Kryetari Përparim Rama, njofton se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin...

Kurti uron Rexhën për ditëlindje: Dy krahët e shqiponjës që bëjnë dhjetëshen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Rexhep...

Një vrasje në tentativë ka ndodhur pak më parë në Pejë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një person, ndërsa i dyshuari në këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia është duke mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.

I dyshuari në këtë rast është identifikuar, kurse viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, ka dhënë Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Ata kanë thënë se pacienti është jashtë rrezikut për jetën, shkruan lajmi.net.

“Një pacient  ka ardhur sot i plagosur në Spitali i Përgjithshëm në Pejë. Pacienti është stabilizuar nga ekipi mjekësor dhe, pas vlerësimit profesional, është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë. Transferimi është realizuar sipas protokolleve mjekësore, në bashkëpunim me shërbimet përkatëse emergjente, me qëllim ofrimin e kujdesit shëndetësor sa më adekuat për pacientin”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz