Prokuroria ka vazhduar sot elaborimin e provave materiale në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke paraqitur detaje të reja tronditëse nga ngjarja.
E në provat të cilat po perzantohen është dhe momenti i vrasjes së Liridonës. Aty dëgjohen edhe britmat e fëmijëve në momentin kritik.
E i dyshuari për vrasjen Naim Murseli shihet në siklet, teksa shfaqet momenti me zë, ku dëgjon krismat dhe britmat e fëmijëve në momentin e vrasjes së nënës së tyre.


