BallinaLajmePeci pret në takim ambasadorin britanik: U bisedua për investime strategjike, me...

Peci pret në takim ambasadorin britanik: U bisedua për investime strategjike, me qëllim mirëqenien e qytetarëve të Mitrovicës

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi të kësaj Komune, në këtë takim është diskutuar për projekte konkrete zhvillimore, me theks të veçantë për investime strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Mitrovicës.

“Kryetari z.Faton Peci theksoi se Mitrovica do të jetë në fokus të komunitetit të donatorëve për investime strategjike si asnjëherë më parë, duke ritheksuar angazhimin e tij që qyteti të jetë pjesë aktive e projekteve dhe iniciativave ndërkombëtare. Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit lokal dhe interesit publik”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz