BallinaLajmeLirohet bashkëatdhetari që ishte arrestuar në Serbi pasi kishte në veturë një...

Lirohet bashkëatdhetari që ishte arrestuar në Serbi pasi kishte në veturë një emblemë të UÇK-së

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Është liruar bashkëatdhetari, i cili ishte arrestuar sot në Serbi.

Lajmin edhe për arrestimin edhe për lirimin e tij, e ka dhënë avokati Arianit Koci, i cili ka treguar se arrestimi i tij ka ardhur pasi i njëjti kishte të vendosur në veturë një emblemë të UÇK-së.

“Bashkatdhetari që ishte arrestuar sot në Serbi u lirua dhe po kthehet në Kosovë”, ka njoftuar Koci.

Ai ka bërë apel që të mos kalojnë nëpër Serbi, me emblema e logo të UÇK-së.

“Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik. Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale. Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë”, ka shkruar Koci. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz