back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKomandanti i UÇK së nga Abria e Skenderajt në betejë për jetë:...

Komandanti i UÇK së nga Abria e Skenderajt në betejë për jetë: Latif Smakiqi ka nevojë për shërim jashtë vendi (FOTO)

Të ngjajshme

NATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

NATO-ja ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

Luftëtari i lirisë, Latif Smakiqi, bashkëfshatari, bashkëluftëtari dhe miku ynë, sot po përballet me një sfidë të rëndë jetësore. Njeriu që në ditët më të vështira të historisë sonë qëndroi në vijën e parë të frontit, sot ka nevojë për ndihmën tonë, shkruan Drenica Press.
Latif Smakiqi, komandant i batalionit dhe një nga luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po kalon një gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit. Ai që dha gjithçka për lirinë e Kosovës, sot kërkon vetëm shpresë dhe mbështetje për të vazhduar betejën për jetën.
Në këto momente të vështira, është detyrë morale dhe njerëzore që të qëndrojmë pranë tij dhe familjes së tij. Të gjithë së bashku mund t’i japim Latifit mundësinë për trajtimin e nevojshëm dhe shpresën për shërim.
U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe njerëzve me zemër të madhe që të kontribuojnë sipas mundësive të tyre.
Për të kontribuar, donacionet mund të realizohen në llogarinë bankare të mëposhtme:
(të dhënat e llogarisë)


Sot, Latif Smakiqi ka nevojë për ne – ashtu siç Kosova kishte nevojë për të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz