BallinaLajmePeci: Heqja e masave s’përbën sukses diplomatik, por thjesht menaxhim të dëmit...

Peci: Heqja e masave s’përbën sukses diplomatik, por thjesht menaxhim të dëmit të shkaktuar nga amaterizmi i Qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Ylli i Bayernit dërgohet me karrocë invalidësh në stadium

Serge Gnabry është një prej mungesave të mëdha të...

Tahiri akuzon Kurtin për veprime jokushtetuese dhe gjuhë fyese ndaj opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka...

Ariana Grande paralajmëron albumin e ri

Ariana Grande ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj...

Nagavci LDK-së: Jo kush mund të jetë, po kush është? Vendosni dhe sillni nënshkrimet

Nga LDK-ja nuk janë përgjigjur konkretisht për ofertën e...

Bajrami: Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin, kjo nuk do të ndodhë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar menjëherë pas...

Themeluesi i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe ligji i ri i SHBA-së, krijojnë mundësi për Qeverinë e re të Kosovës që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, megjithatë sipas tij, nëse vazhdohet me qasjen e deritashme, Kosova rrezikon përsëri të lëviz mes ngecjes dhe sanksioneve.

Peci ka shkruar se t’i quash këto zhvillime si fitore është keqinterpretim dhe manipulim.

“Vendosja e masave të BE-së ishte humbje strategjike. Heqja e tyre nuk përbën sukses diplomatik, por thjesht menaxhim të dëmit të shkaktuar nga amaterizmi i Qeverisë së Kosovës në trajtimin e marrëdhënieve me partnerët kyç.

Po ashtu, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i Shteteve të Bashkuara nuk mund dhe nuk duhet të paraqitet si rezultat i ndonjë angazhimi diplomatik të Kosovës”, ka shkruar ai.

Themeluesi i KIPRED ka thënë se humbja reale për Kosovën është ndërprerja e Dialogut Strategjik, që paraqet sinjal alarmi për secilin shtet serioz.

“Humbja reale për Kosovën është gjithashtu ndërprerja e Dialogut Strategjik me Ëashingtonin, i cili paraqet një sinjal alarmi për çdo shtet serioz.Aleancat nuk ruhen me slogane, por me koordinim, parashikueshmëri dhe besueshmëri. Megjithatë, kostot e politikave të papërgjegjshme, në fund, i paguan populli, ndërsa politikanët që i kanë shkaktuar ato edhe mund të vazhdojnë ta shijojnë pushtetin, kuptohet, me fraza që tingëllojnë bukur”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz