BallinaLajmeLigji i ri i mbrojtjes kombëtare, Ambasadori Dugolli falënderon Kongresin dhe Shtëpinë...

Ligji i ri i mbrojtjes kombëtare, Ambasadori Dugolli falënderon Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë: Përkrahje e fuqishme për Kosovën

Të ngjajshme

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka thënë se SHBA’të, përmes miratimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Kosovën.

Në komunikatë thuhet edhe se, akti në fjalë nënvizon përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë–Serbi të bazuar në njohje reciproke dhe refuzon qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim të kufijve.

‘‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Republikën e Kosovës përmes miratimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA).

Ky akt nënvizon përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë–Serbi të bazuar në njohje reciproke dhe refuzon qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim të kufijve.

Jemi mirënjohës ndaj Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe të gjithë atyre që kontribuuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me rëndësi për Republikën e Kosovës’’, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në SHBA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz