back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Të ngjajshme

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me shkeljet procedurale në mbledhjet e kuvendeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok të cilat votuan për daljen nga Asosacioni i Komunave të Kosovës.

Krasniqi thotë se sipas raporteve të monitorimit, kryetarët e këtyre komunave kanë propozuar në mënyrë të kundërligjshme pika shtesë për rendin e ditës gjatë mbledhjeve të kuvendit, me qëllim të daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Krasniqi ka theksuar se Ligji për Vetëqeverisjen Lokale përcakton qartë që vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave, dhe vetëm për çështje urgjente me rëndësi publike.

Përtej aspektit procedural, përmes inicimit të kësaj çështjeje, Lista Serbe po dëshmon edhe një herë hapur se ka për synim nxitjen e ndasive ndërmjet komuniteteve, përçarjen, mosbesimin dhe tensionet, duke treguar mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar me komunat e tjera në kuadër të Asociacionit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka theksuar se respektimi i procedurave ligjore është garanci për funksionim demokratik, transparencë dhe sundim të ligjit në nivel lokal, ndërsa komunitetet duhet të punojnë së bashku për zhvillim ekonomik, siguri dhe fuqizimin e besimit reciprok, në përputhje me vlerat demokratike dhe proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

Postimi i plotë:

Çdo vendimmarrje, çdo hyrje dhe dalje në secilin organ të Republikës së Kosovës ka rregulla dhe procedura të qarta, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Andaj, lidhur me shkeljet procedurale në mbledhjet e kuvendeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, bazuar në raportet e monitorimit të këtyre mbledhjeve, është konstatuar se kryetarët e komunave kanë propozuar në mënyrë të kundërligjshme pika shtesë për rendin e ditës gjatë mbledhjeve të kuvendit, me qëllim të daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (neni 47.2), i cili përcakton se vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave në rendin e ditës gjatë seancës, dhe atë vetëm për çështje urgjente me rëndësi publike. Çdo kërkesë për shtim të pikave duhet të votohet nga shumica e anëtarëve të kuvendit (neni 47.3).

Në asnjë dispozitë ligjore nuk parashihet e drejta e Kryetarit të Komunës për të propozuar pika shtesë për rendin e ditës gjatë mbledhjes së kuvendit.

Për më tepër, praktika e mosmiratimit të pikave shtesë si “pikë e veçantë”, por vetëm miratimi i rendit të ditës në tërësi, përbën shkelje procedurale, pasi propozimi fillestar vjen nga kryetari, si autoritet që nuk ka kompetencë ligjore për këtë veprim.

Si rrjedhojë, pikat e propozuara në këtë mënyrë nuk kanë kaluar procedurë të ligjshme dhe konsiderohen të kundërligjshme, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimeve të marra mbi to.

Respektimi i procedurave ligjore nuk është formalitet, por garanci për funksionim demokratik, transparencë dhe sundim të ligjit në nivel lokal.

Përtej aspektit procedural, përmes inicimit të kësaj çështjeje, Lista Serbe po dëshmon edhe një herë hapur se ka për synim nxitjen e ndasive ndërmjet komuniteteve, përçarjen, mosbesimin dhe tensionet, duke treguar mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar me komunat e tjera në kuadër të Asociacionit.

Komunitetet në Kosovë, pa dyshim, kanë interes që të integrohen dhe të bashkëpunojnë mes vete për zhvillim ekonomik, siguri, jetë të qetë dhe fuqizim të besimit reciprok në të gjitha fushat e shoqërisë, në përputhje me vlerat demokratike dhe proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

Për fat të keq, Lista Serbe, përmes kësaj iniciative, edhe një herë po dëshmon se ka për objektiv përçimin e interesave të Serbisë në Kosovë për nxitje të përçarjeve, mosbesimit dhe tensioneve, e jo përfaqësimin e interesave të serbëve të Kosovës, integrimin dhe mirëqenien e tyre në shoqëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz