back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva ka zhvilluar një takim me Prof. Dr. Arsim Bajramin, akademik i shquar dhe një nga mendjet më të ndritura të së drejtës kushtetuese dhe shtet-ndërtimit të Kosovës. Takimi u vlerësua si një kënaqësi e veçantë dhe u shoqërua me një bisedë të frytshme mbi sfidat institucionale me të cilat përballet vendi, si dhe mbi vizionin për të ardhmen e Kosovës, shkruan Drenica Press.

Gjatë këtij takimi, akademiku Bajrami shprehu mbështetjen e tij për angazhimet dhe vizionin politik të Bashkim Gllarevës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet politikës dhe mendimit akademik për ndërtimin e institucioneve të forta dhe funksionale.

Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ideve dhe projekteve që synojnë zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

#PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz