back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKurti, gazetares serbe: Nuk ka kryeministër që më shumë u ka folur...

Kurti, gazetares serbe: Nuk ka kryeministër që më shumë u ka folur serbëve serbisht, s’është keq ta mësosh shqipen

Të ngjajshme

Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi vijnë me duetin e radhes, “Moj dashni”

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë rikthyer vëmendjen e...

Premton Haradinaj: Do t’u qëndrojmë krah nënave që lindin dhe rrisin fëmijët në Kosovë

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,...

​Burri rrah gruan në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë me 15 fishekë

Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në përurimin e urës së dytë mbi Ibër, që është destinuar për këmbësorët. Kurti ka thënë se ajo urë është për të rritur shkëmbimet mes dy pjesëve të Mitrovicës dhe s’është kundër askujt.

Pasi ka përfunduar adresimin në shqip, Kurtit i është bërë një pyetje nga një gazetare serbe, e cila i ka thënë se s’ka kuptuar asgjë nga deklarimet e tij, meqë nuk e di gjuhën shqipe dhe s’kanë përkthyes me veti.

Kurti i është përgjigjur asaj në gjuhën serbe, duke i thënë se ndoshta s’do të ishte keq që ndonjëherë të bëhen pyetje edhe në gjuhën shqipe, meqë kurrë s’është vonë për të mësuar një gjuhë tjetër.

“Shihni që unë po përgjigjem në serbisht, dhe ndoshta nuk do të ishte keq që edhe ju ndonjëherë t’i bëni pyetjet në shqip. Duhet të jemi të barabartë. Unë flas serbisht; pse edhe ju të mos flisni shqip? Dhe më besoni, kurrë nuk është vonë për të mësuar një gjuhë tjetër. Mendoj se ne si qenie njerëzore nuk jemi krijuar për të folur vetëm një gjuhë. Ja, unë po flas në gjuhën tuaj amtare dhe do t’ju përgjigjem në serbisht”, ka thënë Kurti.

Tutje kryeministri në detyrë ka vazhduar duke thënë se ura s’ka përkatësi etnike dhe se e lidh pjesën jugore dhe veriore të qytetit.

“Ne jemi këtu për të lidhur njerëzit, që të ketë sa më shumë tregti, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim – kulturor, arsimor, sportiv, e të tjera. Pra, ky urë nuk është kundër askujt. Ky urë është për të gjithë.Kjo urë është këmbësor, në fakt. Nuk është për makina, por vetëm për njerëzit që ecin nga njëra anë në tjetrën të qytetit. Është këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë Kurti tutje, raporton Express.

Ndërkohë gazetarja serbe e ka pyetur se kur do të takohet edhe me serbët lokalë që sipas gazetares “Kurti pretendon se i ka çliruar”.

“Desha t’ju pyes, se ju zakonisht theksoni se këta ura duhet të lidhin komunitetin serb dhe atë shqiptar. Si i lidhin ata konkretisht? Ajo që ne kemi mundur të shohim në periudhën e kaluar është se ju vini në pjesën veriore të Mitrovicës dhe praktikisht duket sikur bëni një paradë mode në shëtitoren kryesore, duke vizituar lokalet shqiptare. A keni folur ndonjëherë me serbët lokalë , jo me politikanë, jo me Listën Serbe, jo me ata të lidhur me Serbinë, por me ata të cilët pretendoni se i keni çliruar nga strukturat kriminale të Serbisë? A keni kontakt me ta?”, ka pyetur ajo.

Kurti është përgjigjur duke thënë se është takuar me shumë serbë, si në Veri por edhe kudo në Kosovë. Sipas Kurtit, s’ka asnjë kryeministër që ka bërë takime më së shumti dhe s’ka kryeministër që flet më shumë serbisht.

“Unë jam takuar me shumë serbë, si në pjesën veriore të Kosovës ashtu edhe kudo në Kosovë. Nuk ka asnjë kryeministër të Republikës së Kosovës që është takuar më shumë me serbë sesa unë. Nuk ka asnjë kryeministër tjetër që ka folur më shumë serbisht sesa unë”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se ka shume takime me serbët, por ata s’duan që ato të bëhen publike, meqë Beogradi i kontakton menjëherë dhe iu kërkon llogari se pse po flasin me kryeministrin e Kosovës.

“Tani, ka shumë serbë që flasin me mua, por nuk duan që kjo të bëhet publike, sepse Beogradi ushtron presion mbi ta dhe i kontakton menjëherë: ‘Pse po flet me kryeministrin e Kosovës?’ Pra, problemi nuk është te unë. Problemi është te regjimi autoritar në Beograd, i cili i shtyp dhe i ngulfat serbët këtu në Kosovë, që janë bashkëqytetarët e mi. Unë dua të jem, dhe jam kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo fetare.”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz