back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeEkstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Të ngjajshme

Ish-lojtari i Wolvesit ndërron jetë në aksident me makinë

Futbollisti i njohur, Ethan McLeod ka ndërruar jetë në...

Alcaraz njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ferrero

Carlos Alcaraz ka njoftuar një ndarje tronditëse nga trajneri...

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që...

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprën penale “Kanosje”.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre zvicerane.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 17.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz