back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeRama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa

Të ngjajshme

Ilir Meta nesër në SPAK për çështjen e “21 Janarit”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të paraqitet nesër...

“Hidrodrini” në grevë për shkak të pagave

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka filluar...

“Zbulova miqtë e vërtetë”- Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në një takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkruan ATSH.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.

Në këtë takim marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz