back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeBajqinovci e thotë mes rreshtash pse u rikthyen në media: Shumë analista...

Bajqinovci e thotë mes rreshtash pse u rikthyen në media: Shumë analista menduan se për këtë arsye nuk arritëm 50%

Të ngjajshme

Aro Muric futet në formacionin e javës në Serie A, ishte “hero” i Sassuolos

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është futur...

Klodi e konfirmon, ja çfarë tha për të dashurën

Në post “Big Brother”, Klodian Mihaj, e pranon se...

Dua Lipa mahnit në “Brit Awards”, performanca fantastike në skenë

Edhe pse “Brit Awards” ka mbaruar këtë fundjavë, nuk...

Tottenhami e rrezikon rënien nga liga, në kontratat e lojtarëve përmendet ulja e rrogave

Klubi anglez Tottenham ndodhet në një situatë shumë të...

Kandidati për deputet i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë mes rreshtash arsyen se pse zyrtarët e lartë të VV-së u rikthyen në intervista në mediat që gjatë mandatit qeverisës i quanin “bashkëpunëtorë të Serbisë”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se analistët ishin të bindur se arsyeja pse në shkurt nuk i arritën 50%, ishte pse nuk ishin të pranishëm në media.

“Po e shoh një nervozë në rrethet e analistëve për praninë e LVV-së në media. Shumë prej tyre kanë qenë të bindur që arsyeja pse ne nuk kemi arritur 50% në zgjedhjet e shkurtit ka qenë pikërisht sepse nuk kemi qenë aq të pranishëm herën e kaluar në media. Tash po kanë frikë që e kanë pasur mirë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Si duket, anëtarët e VV-së i kanë “dëgjuar” analistët, pasi që ende pa filluar fushata, kandidati për kryeministër, Albin Kurti dha intervistë, më pas Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Artane Rizvanolli e të tjerë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz