back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeTahiri: PDK në rritje dhe në garë për fitore, Bedri Hamza shpresë...

Tahiri: PDK në rritje dhe në garë për fitore, Bedri Hamza shpresë për qytetarët e Kosovës (Video)

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK ndodhet në një trend të qartë rritjeje dhe është seriozisht në garë për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme.

Në një emision televiziv, në debat me analistët Vehbi Kajtazi dhe Visar Ymeri, Tahiri theksoi se puna, programi dhe angazhimi politik i kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, po krijojnë shpresë reale për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës.

“Besoj fuqishëm se PDK do të rritet dhe jemi në garë për të fituar zgjedhjet. Bedri Hamza është duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Programi dhe angazhimi i tij politik janë shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se PDK sot gjendet në pozitën më të mirë politike për ta sfiduar keqqeverisjen e këtyre viteve dhe për të ofruar një alternativë serioze, e cila në radhë të parë ka përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz