back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeVetëplagosje me armë zjarri në Lipjan, dy persona përfundojnë në polici

Vetëplagosje me armë zjarri në Lipjan, dy persona përfundojnë në polici

Të ngjajshme

Një incident me armë zjarri është raportuar të dielën më 14 dhjetor 2025, rreth orës 12:00, në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri në shtëpinë e një mashkulli tjetër kosovar.

Pas pranimit të rastit, Policia ka intervenuar dhe ka arrestuar dy të dyshuarit, ndërsa arma e zjarrit – pistoleta – është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Mirenë, Lipjan 14.12.2025 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF pasi që dyshohet se ishte vet plagosur në shtëpinë e të dyshuarit tjetër mashkull kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pistoleta është sekuestruar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz