back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeProstitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy kolumbiane në Durrës

Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy kolumbiane në Durrës

Të ngjajshme

Kompromis i ri i Kurtit: Leje qëndrimi 12-mujore për serbët pa dokumente të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord me përfaqësuesit e...

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Dy shtetase kolumbiane janë arrestuar në Durrës, pasi ushtronin prostitucion në një apartament që kishin marrë qira në zonën e Vollgës, Durrës.

Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”, shkruan A2 CNN.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 12-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15 093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz