back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeHaziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill: Pa buxhet,...

Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill: Pa buxhet, s’paguhet 35% e sektorit publik

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar thellim të krizës politike dhe financiare në vend, duke theksuar se Kosova tashmë po funksionon pa një qeveri funksionale dhe me kufizime serioze buxhetore.

Duke folur Debat Plus, Haziri ka thënë se para muajit prill nuk mund të shihet ndonjë dritë në fund të tunelit sa i përket daljes nga kriza aktuale.

Ai ka rikujtuar se me ligj, buxheti është dashur të mbyllet brenda këtij muaji, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të bllokadës politike.

Haziri ka bërë të ditur se LDK-ja, gjatë verës, kishte ofruar një model të qeverisjes së përbashkët me një agjendë të qartë për zgjidhjen e 15 problemeve kryesore të vendit, por sipas tij, kjo ofertë është refuzuar.

Sipas Hazirit, pasojat e krizës do të ndihen rëndë në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Ai ka paralajmëruar se në tre muajt e parë mund të mos paguhen së paku 35 për qind e punonjësve publikë, të ketë rënie prej 60 për qind të pagesave për shërbime dhe bllokim të plotë të pagesës së faturave.

“Kriza politike ka me u thellu, në momentin që në tre muajt parë nuk ka me mujt me u pagu së paku 35 për qind të punonjësve publike të shtetit, kanë me ra 60 për qind ët pagesave në shërbime dhe 100 për qind të faturave. 1/12 e buxhetit që ka me operu është për situata ët jashtëzakonshme, sepse ajo quhet kur mbyllet qeveria. Operohet vetëm institucione që janë për siguri dhe institucionet që e sigurojnë minimumin e funksionimit të shtetit. Nga ky muaj po operohet ën këtë mënyrë sepse Kosova nuk ka qeveri funskionale”, ka deklaruar Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz