BallinaLajmeLimaj: Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për...

Limaj: Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Sot bëhen 27 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Muja Krasniqi – Kapuçit, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Në këtë përvjetor, Fatmir Limaj thekson se Muja ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga celulat e para të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 27 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”.

Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës.

Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë.

Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 27 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

FL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz