back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajme27 vjet nga rasti “Panda”, krimi i kryer nga Serbia për t’ua...

27 vjet nga rasti “Panda”, krimi i kryer nga Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Të ngjajshme

Burri vret gruan në Gjermani, plagoset edhe vetë

Një 30-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, u vra në...

Prishtina shënon ngritje në ranglistën botërore për cilësinë e ajrit

Prishtina ka shënuar rritje në ranglistën e cilësisë së...

Sharr Travel rrit udhëtimet Zvicër–Kosovë për festat e fundvitit

Sharr Travel ka njoftuar shtimin e udhëtimeve në linjën...

Sot mbushen 27 vjet më parë qëkur gjashtë të rinj serbë u vranë në një skenar të kurdisur nga Serbia në lokal të vogël në Pejë i njohur si “Panda”.

Në këtë skenar të kurdisur nga Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve, në lokalin “Panda” mbetën të vrarë mbetën Ivan Radeviq (25), Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), Dragan Trifoviq (17), ndërsa nga plagët e marra në spital vdiqën Svetislav Ristiq (18) dhe Zoran Stanojeviq (17).

Dy persona të panjohur kishin hyrë të armatosur dhe kishin shtënë me armë zjarri në krimin e 14 dhjetorit 1998, për të cilin faji u hodh mbi pesë të rinj shqiptarë të Pejës. Këta të fundit u dënuan për veprën penale të veprimtarisë armiqësore. Ata u liruan një muaj pas fillimit të vuajtjes së dënimit, me ndërhyrje të Kryqit të Kuq, por ata nuk iu shpëtuan torturave në burgjet e Serbisë.

Mediumi “M portal” nga Mali i Zi pati raportuar se autorët e vrasjes në rastin “Panda” , kryen edhe masakrën në burgun e Dubravës. Pjesëmarrës në të dyja aktet kriminale përmenden emrat e Sinisha Petriqit që është drejtues i klanit “Zenica” dhe lideri i klanit “Shkalar”, Radomir “Boban” Baçoviq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pati deklaruar vite më herët se ky krim nuk është kryer nga shqiptarët sikurse ishte pretenduar me vite të tëra. Serbia ende vazhdon të fshehë krimin e kryer edhe 27 vjet më vonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz