BallinaLajmeNë 27-vjetorin e rënies kujtohet “Kapuçi”, Haradinaj: Mbrojti nderin e atdheut

Në 27-vjetorin e rënies kujtohet “Kapuçi”, Haradinaj: Mbrojti nderin e atdheut

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh një nga eprorët më të lartë të UÇK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit – Kapuçit bashkë edhe me 41 bashkëluftëtarë.

Haradinaj tha se Muja me 41 viganë të UÇK-së ranë ra në male duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e atdheut.

“Krah për krah, pa iu trembur syri e të palëkundur, u përjetësuan në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tha se pikërisht në ditën kur ata ranë dëshmorë, 20 vjet më pas u çua në vend amaneti i tyre duke formuar Ushtrinë e Kosovës.

“Aty ku jehuan krismat e pushkëve të Mujës me shokë e shoqe, aty u këndua kënga e lirisë. Krisma dhe këngë u bënë një për Kosovën e lirë. Pikërisht në përvjetorin e rënies së tyre, 20 vjet më vonë, amaneti u çu në vend, u themelua Ushtria e Kosovës, duke jetësuar ëndrrën tonë të kamotshme. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e saj”, theksoi ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit.

Ish-eprori i lartë kujtoi edhe momentet kur bashkë edhe me bashkëluftëtarë të tjerë themeluan celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mujë Krasniqi, Ali Krasniqi, Shkëlzeni, Luani, Dauti, bashkë me shumë të tjerë, ishin ndër themeluesit e parë të celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krah për krah në betejat më të rënda për liri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz