BallinaLajmeAbelard Tahiri: Thirrja jonë është të ecim “Bashkë. Përpara.”

Abelard Tahiri: Thirrja jonë është të ecim “Bashkë. Përpara.”

Të ngjajshme

OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe institucioneve, apelon për maturi politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur...

Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin për...

Vonohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendi i Kosovës, e paraparë...

Abelard Tahiri ka reaguar sonte pas prezantimit të planit qeverisës nga kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar këtë moment si pikënisjen e një rruge të re për Kosovën.

“Bashkë. Përpara. Kjo është thirrja jonë për ta nxjerrë Kosovën nga situata e rëndë ku e kanë sjellë pesë vitet e fundit të qeverisjes,” shkroi Tahiri në postimin e tij.

Ai theksoi se plani i prezantuar nga Hamza synon t’i bashkojë qytetarët dhe ta çojë vendin përpara, duke rikthyer stabilitetin, normalitetin dhe besimin në institucionet e vendit.

“Sonte, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z. Bedri Hamza, prezantoi planin e tij që do t’i bashkojë qytetarët dhe do ta çojë Kosovën përpara,” shtoi Tahiri, duke bërë thirrje për mobilizim.

Në fund, ai përsëriti mesazhin që po shndërrohet në moto të fushatës: “Ky është momenti të ecim të bashkuar. Për ty dhe për Kosovën! Bashkë. Përpara.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz