BallinaLajmeTerras: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Millie Mackintosh relaksohet në Spanjë pas divorcit

Influencerja britanike Millie Mackintosh po shijon disa ditë pushimi...

Haxhiu: Në seancë nuk janë deputetët e LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe

Në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e partive opozitare,...

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të nënshkruajë kontratën...

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë qasjen dhe të largojë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës para më shumë se dy vjetësh.

Ai gjatë një takimi dje me presidenten Vjosa Osmani theksoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe mbështetja për institucionet demokratike në Kosovë kërkojnë angazhim konstruktiv nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa masat aktuale, siç u shpreh ai, “nuk i shërbejnë stabilitetit dhe progresit”.

Në takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për 28 dhjetor.

BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës në qershor 2023, si reagim ndaj eskalimit të tensioneve në veri./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz