back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeAmbasada amerikane mirëpret bartjen e pushtetit në veri: Presim bashkëpunim paqësor të...

Ambasada amerikane mirëpret bartjen e pushtetit në veri: Presim bashkëpunim paqësor të vazhdueshëm

Të ngjajshme

Ambasada amerikane ka mirëpritur ngjarjen e djeshme në katër komunat veriore të vendit ku kryetarët e Listës Srpska rimorën pushtetin.

Ambasada në një përgjigje për Gazetën Express, tha se pret vazhdim të bashkëpunimit paqësor. Ngjashëm janë deklaruar edhe misionet e tjera të huaja në vend.

Ambasada amerikane e ka mirëpritur dorëzimin e qetë të detyrës te kryetarët serbë në katër komunat veriore. Kryetarët serbë atje u betuan në një ceremoni në prezencë të simboleve shtetërore derisa morën detyrën nga kryetarët shqiptarë që u vendosen në këto komuna më 2023.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit dhe shpresojmë të shohim vazhdimin e bashkëpunimit paqësor”, tha një zëdhënës i ambasadës amerikane.

Kalimi i qetë dhe pa probleme i pushtetit atje u mirëprit edhe nga Zyra e BE-së, ambasada gjermane dhe ajo britanike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz