BallinaLajmeMustafa i PDK-së: Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet...

Mustafa i PDK-së: Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet normal – do të ketë rritje të menjëhershme të pagave dhe pensioneve

Të ngjajshme

Lukaku mund të rikthehet në Premierligë, Napoli ia cakton çmimin prej 20 milionë eurove

Romelu Lukaku mund të rikthehet në Premierligë këtë verë,...

Bedri Hamza sërish kandidat për kryeministër

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të...

Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa në një video të publikuar ka thënë se subjekti që ai përfaqëson do t’i rrisë pagat e pensionet nëse i fitojnë zgjedhjet.

Mustafa ka thënë se rritja e pagave do të jetë reale, e jo improvizim si e pushtetit aktual, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi premtuar dhe prapë premtojmë, rritje të menjëhershme të pagës në sektorin publik. Rritje reale të pagave, jo improvizim. Jo improvizim, me ta rrit pagën 100 euro me ta hjek shtesën e rrezikshmërisë siç ja u kanë hjek policëve. Do të bëjmë rritje reale të pagës. Te pensionistët, i kanë mbajt prej vitit 2022 kur ka filluar rritja e madhe e çmimeve, me ndihma të njeherëshme, tu i mbajt peng a po na i qet qeveria 100 euro, a s’po na i qet qeveria 100 euro. Do ta rrisim pensionin dhe pensionisti do ta dijë çdo muaj se sa e ka penzionin. Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet normal”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz