BallinaBotëKancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Kancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Të ngjajshme

Rasti në Graçanicë, Sveçla: Direktiva të orkestruara nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Industria e automjeteve përgatitet për mungesë të vajit motorik

Çmimet me shumicë të vajit motorik po rriten me...

Haxhiu:Njohja e AKA nga SHBA, arritje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, vuri në dyshim efektivitetin e fushatës ushtarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në Iran.

“Nuk jam i bindur se ajo që po bëjnë aktualisht Izraeli dhe SHBA-ja do të ketë sukses”, tha ai gjatë një konference të organizuar nga gazeta e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung në qytetin e Frankfurtit.

“Kam dyshime serioze nëse ekziston një strategji dhe nëse ajo strategji po zbatohet me sukses. Në këtë kuptim, kjo mund të zgjasë më shumë dhe gjërat me gjasë nuk do të përmirësohen”, shtoi ai.

Merz tha se amerikanët dhe izraelitët “po përfshihen gjithnjë e më thellë në këtë konflikt çdo ditë”.

Ai paralajmëroi se SHBA-ja dhe Izraeli nuk do të jenë në gjendje të arrijnë ndryshim regjimi, nëse ky është objektivi i tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz