Një nga figurat më interesante në politikën kosovare, Xhemajl Hasani do të jetë përsëri në garë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Hasani për lajmi.net e ka konfirmuar se do të jetë përsëri kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate.
Ai së fundmi ishte kandidat i Nismës për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Po ashtu, edhe para katër viteve, ishte pjesë e listës së koalicionit AAK-Nisma, por që nuk kishte marr votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet./lajmi.net/
- Advertisement -