back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeHoxhaj: VV për 6 vite në pushtet, s’e ndaloi Listën Serbe, ...

Hoxhaj: VV për 6 vite në pushtet, s’e ndaloi Listën Serbe, sot bën drama në KQZ

Të ngjajshme

Çka u tha pas pezullimit të dekretit për zgjedhje

Deri më 31 mars, është ndaluar çdo veprim i...

Hoxhaj kritikon ashpër Osmanin dhe Kurtin: Ata kanë luajtur bixhoz me shtetin e Kosovës

Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj...

Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, prioritet kyç i Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

Shqipëria mbështet Kuvajtin për rezolutën kundër Iranit

Përballë përshkallëzimit të tensioneve ushtarake në Lindjen e Mesme,...

Trump: Lufta me Iranin është thuajse e përfunduar, SHBA shumë përpara planit fillestar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndryshuar qëndrimin e...

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Vetëvendosjes lidhur me Listën Serbe dhe vendimet e KQZ-së, duke e akuzuar VV-në për manipulim të opinionit publik dhe për krijimin e një diskursi të rrezikshëm politik.

Ai theksoi se, nëse Lëvizja Vetëvendosje ka probleme me Listën Serbe, ato nuk duhet të reflektohen në proceset institucionale.

“Vendimi i asaj që sot ka ndodhur në KQZ tregon për një manipulim të madh politik. Nëse VV mendon se Lista Serbe është një organizatë terroriste dhe është në udhëheqje të qeverisë, atëherë unë kam qenë në udhëheqje të qeverisë dhe ka mundur që në këto gjashtë vite të qeverisjes ta ndalojë punën e Listës Serbe. Nëse ata mendojnë se KQZ-ja është një sistem i padrejtë dhe se sistemi ynë kushtetues është shumë i padrejtë, mund të heqin dorë nga zgjedhjet. Por kjo lojë taktike për të manipuluar opinionin politik, sikur që e kemi parë edhe në Kuvendin e Kosovës, për mua dhe për PDK-në është e papranueshme dhe prandaj kolegët kanë zgjedhur formën e abstenimit. Ndarja e vendit në ‘tradhtarë’ dhe ‘patriotë’, në ata që punojnë kundër shtetit të Kosovës dhe në ata që punojnë për Kosovën, është absurde.”, tha Hoxhaj.

 

Hoxhaj nënvizoi se PDK-ja mbetet një parti me baza të forta historike, me rol të rëndësishëm në pavarësinë e vendit, duke shtuar se “nuk lodhemi fare se çfarë thotë opozita e ardhshme në Kosovë”, duke iu referuar Vetëvendosjes.

“Ne jemi një parti politike që qëndrojmë në themelet e shtetit. Kemi rol edhe në pavarësinë e vendit. Ne nuk lodhemi fare se çfarë thotë opozita e ardhshme në Kosovë”, tha Hoxhaj duke iu referuar VV-së, në RTV21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz