back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeMoscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik: Shkatërron reputacionin e Kosovës si demokraci...

Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik: Shkatërron reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike dhe dëmton marrëdhëniet me partnerët

Të ngjajshme

Mustafa pas mbledhjes së GP të LDK-së: Zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së Grupit...

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shpreh shqetësimin...

​Shtrenjtohet nafta, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron pasoja ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin...

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pasi sot në KQZ, nuk është certifikuar Lista Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai është shprehur i shqetësuar në lidhje me këtë veprim të përfaqësuesve të partive politike në KQZ, shkruan lajmi.net.

“Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, ka shkruar Hargreaves.

Ai ka thënë se shpreson që PZAP do të vlerësojë përsëri kërkesën e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor, me dy vota për, dy kundër, dhe pesë abstenime nuk e ka certifikuar sot për pjesëmarrje Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Pesë abstenimet nga anëtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë abstenuar duke u thirrur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme se një subjekt i regjistruar është automatikisht i certifikuar.

VV votoi kundër. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Hargreaves:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz