back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeAzemi: Qeveria uzurpatore po importon rrymë nga djali i gjeneralit serb

Azemi: Qeveria uzurpatore po importon rrymë nga djali i gjeneralit serb

Të ngjajshme

Ambasadorët e QUINT-it në Qeveri

Pas zhvillimeve me çështjen e presidentit, ambasadorët e QUNIT-it...

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Visar Azemi nga LDK-ja ka thënë se paratë e taksapaguesve janë duke përfunduar në xhepat e Vuk Hamoviqit, të birit të ish-shefit të armatës jugosllave, Rade Hamoviq.

Ai ka thënë se qeveria po importin rrymë nga djali i një gjenerali serb të përfshirë në luftën kundër Kosovës.

Postimi i tij:

Po, është e vërtetë.

Paratë e taksapaguesve kosovarë po përfundojnë në xhepat e Vuk Hamoviqit, të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave Rade Hamoviq.

Pra, Kosova dhe kjo qeveri që ka uzurpuar institucionet, po importon rrymë nga djali i një gjenerali serb që ka qenë i përfshirë në luftën e përgjakshme kundër Kosovës.

Kjo qeveri në detyrë, ka arritë me e ndalë prodhimin vendor edhe me i lanë qytetarët në terr.

Po ashtu, kjo qeveri në detyrë ka kryer vetëm një detyrë, tash e sa kohë po e paguan armikun me na shitë rrymë.

Nëse ky s’është poshtërim kombëtar – atëherë na thuani çka është?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz