HomeLajmeStatistikat policore, 2429 raste të dhunës në familje nga janari në tetor

Statistikat policore, 2429 raste të dhunës në familje nga janari në tetor

Të ngjajshme

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më...

Ish-futbollisti i Milanit arrestohet në Zagreb, dyshohet për një rast korrupsioni

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Dario Simic, është arrestuar mëngjesin e...

Vetëdorëzohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e...

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar aktivitetet për...

Rrahu nënën dhe motrën, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Raportet e përditshme të policisë ngërthejnë në vete dhunë të formave të ndryshme. Statistikat flasin për dhunë fizike të fëmijëve ndaj prindërve, prindërve ndaj fëmijëve, sulme ndaj grave dhe sulme nga më të ndryshmet brenda familjes, me ç`rast kryhen arrestime dhe ndalesa nga organet e rendit.

Së fundmi, dhuna fizike e një djali ndaj prindërve, në Prishtinë, arrestimi i një burri për kanosje ndaj ish-gruas, në Pejë, një sulm fizik i një gruaje nga kunati, në Skenderaj, janë vetëm disa nga rastet që sfidojnë organet e rendit, por edhe sistemin e drejtësisë, për të qenë më efikas në dhënien e dënimit.

Bazuar në statistikat e policisë përgjatë periudhës kohore janar-tetor të këtij viti, janë raportuar 2. 429 raste të dhunës në familje. Nga ky numër 1. 897 viktima janë femrat, kurse 527 meshkuj.

Policia njofton se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore, duke bërë thirrje  që qytetarët të raportojnë çdo formë të dhunës.

Nga këndvështrimi i sociologëve  një nga faktorët e dhunës, mbetet mungesa e komunikimit.

“Kemi një ndryshim të sistemit të vlerave, një lloj individualiteti bizar që po na përcjell, i cili përkthehet apo shpërfaqet në një situatë joempatike. Pastaj, mosrespektimi i autoritetit të prindit po na shfaqet kohëve të fundit edhe keqkomunikimin mes aktorëve të ndryshëm brenda familjes”, tha Genc Xërxa, sociolog

Ka ditë që në vendin tonë ka nisur fushata  “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës mbi Bazë Gjinore”, që synon rritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Përgjatë aktiviteteve u  theksua nevoja për angazhim institucional, shoqëror dhe vullnet politik përballë kësaj dukurie. Në vendin tonë çdo vit raportohen raste të shumta të dhunës fizike, psikologjike, ekonomike dhe formave të tjera të abuzimit, ndërsa shumë viktima vazhdojnë të heshtin nga frika dhe stigmatizimi./rtk/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz