HomeLajmeAzemi: Qeveria uzurpatore po importon rrymë nga djali i gjeneralit serb

Azemi: Qeveria uzurpatore po importon rrymë nga djali i gjeneralit serb

Të ngjajshme

Xabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?!

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso dje ishte në konferencë...

Festë e çmendur në Kairo, yjet e Egjiptit priten me fishekzjarre

Kombëtarja e Egjiptit pati një Kampionat Botëror të shkëlqyer. “Faraonët”,...

Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Milazim Jaha, 44-vjeçar banor i fshatit Stagovë në Kaçanik,...

Ky është personi që mbeti i plagosur sonte në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e...

Visar Azemi nga LDK-ja ka thënë se paratë e taksapaguesve janë duke përfunduar në xhepat e Vuk Hamoviqit, të birit të ish-shefit të armatës jugosllave, Rade Hamoviq.

Ai ka thënë se qeveria po importin rrymë nga djali i një gjenerali serb të përfshirë në luftën kundër Kosovës.

Postimi i tij:

Po, është e vërtetë.

Paratë e taksapaguesve kosovarë po përfundojnë në xhepat e Vuk Hamoviqit, të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave Rade Hamoviq.

Pra, Kosova dhe kjo qeveri që ka uzurpuar institucionet, po importon rrymë nga djali i një gjenerali serb që ka qenë i përfshirë në luftën e përgjakshme kundër Kosovës.

Kjo qeveri në detyrë, ka arritë me e ndalë prodhimin vendor edhe me i lanë qytetarët në terr.

Po ashtu, kjo qeveri në detyrë ka kryer vetëm një detyrë, tash e sa kohë po e paguan armikun me na shitë rrymë.

Nëse ky s’është poshtërim kombëtar – atëherë na thuani çka është?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz