BallinaLajmeOsmani, pas vizitës në Shqipëri: Ky 28 Nëntor ishte një udhëtim zemre…

Osmani, pas vizitës në Shqipëri: Ky 28 Nëntor ishte një udhëtim zemre…

Të ngjajshme

Dion Gallapeni merr pasaportë e Shqipërisë

Pas Edon Zhegrovës, edhe futbollisti tjetër kosovar, Dion Gallapeni...

Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani në takim, a po arrihet marrëveshja?

Aktualisht është duke u zhvilluar një takim në mes...

Forest–Villa: Duel anglez për finalen e Europa League

Për herë të parë që nga sezoni 2008/09, dy...

Ulutash: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në veri të Kosovës

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR,...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur vizitën e saj në Shqipëri, duke thënë se ky 28 Nëntor ishte një udhëtim zemre nëpër historinë e përbashkët.

Osmani qëndroi në Shkodër, Tiranë dhe në Vlorë, me rastin e 113-vjetorit të pavarësisë, shkruan IndeksOnline.

“Ky 28 Nëntor ishte kujtesë dhe premtim njëkohësisht: se rruga jonë është e gjatë, por e jona; se historia nuk na ka lënë vetëm plagë, por edhe shumë arsye për të qenë krenarë. Dhe mbi të gjitha, se bashkë, shqiptarë kudo që jemi, mbetemi një komb që di të ngrihet, të festojë dhe të shikojë kah e nesërmja me kokën lart” u shpreh Osmani.

Ky është postimi i plotë i presidentes:

Nga Shkodra në Vlorë, për ta përmbyllur në Tiranë, ky 28 Nëntor ishte një udhëtim zemre nëpër historinë tonë të përbashkët.

Shkodra na hapi dyert si vetëm ajo di – me zemër plot, me rrugë që të flasin dhe me një dashuri që të kujton pse ky komb ka mbijetuar në çdo stuhi. Festën e vazhduam në Vlorë, në qytetin ku flamuri nuk valëvitet thjesht nga era, por nga historia, nga gjaku, nga amaneti i lirisë. Aty çdo 28 Nëntor merr kuptimin e tij të vërtetë: krenarinë për atë që kemi qenë dhe forcën për të qenë më shumë.

Dhe mbrëmja na bashkoi në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, aty ku drita e ceremonisë i jep jetë kujtesës sonë të përbashkët. Në atë hapësirë ku Shqipëria dhe Kosova nuk qëndrojnë si dy vende, por si një zemër e vetme që rreh përpara, me besim e me dinjitet.

Ky 28 Nëntor ishte kujtesë dhe premtim njëkohësisht: se rruga jonë është e gjatë, por e jona; se historia nuk na ka lënë vetëm plagë, por edhe shumë arsye për të qenë krenarë. Dhe mbi të gjitha, se bashkë, shqiptarë kudo që jemi, mbetemi një komb që di të ngrihet, të festojë dhe të shikojë kah e nesërmja me kokën lart.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz