BallinaLajmeNgjarje e rëndë në Holandë – Dy vëllezër sirianë e vrasin motrën...

Ngjarje e rëndë në Holandë – Dy vëllezër sirianë e vrasin motrën e tyre pasi morën vesh se ajo kishte të dashur

Të ngjajshme

Pentagoni dhe projekti sekret i “ushtarëve me mendje–makinë”

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi një...

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Conference League

Sulmuesi i Crystal Palace, Ismaila Sarr ka hyrë në...

Muja miraton programin bujqësor 2026: 77.5 milionë euro për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

PDK në Kijevë kërkon nga Bedri Hamza rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i ka...

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Holandë, ku dy vëllezër i kanë marrë jetën motrës së tyre pasi zbuluan se ajo kishte të dashur.

Dy vëllezërit sirianë e mbytën motrën e tyre 18-vjeçare, pasi u urdhëruan nga babai i tyre.

Autorët e krimit dolën përpara gjyqit, por babai i tyre arriti të largohej në Siri.

18-vjeçarja Rayan Al-Jayar, u vra pasi sipas familjes kishte turpëruar familjen.

Babai Khaled do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, dolën përpara gjykatës.

18-vjeçarja u largua nga shtëpia ku jetonte me familjen, më 22 maj 2024, e gjashtë ditë më vonë u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad.

Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës.

Në thonjtë e së ndjerës u gjet ADN-ja që i përkiste babait të saj, teksa vëllezërit vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës se 18-vjeçarja u vra nga ky i fundit.

Nga ana tjetër, megjithëse në largësi, babai ka pranuar se e ka vrarë ai vajzën, por kjo gjë u hodh poshtë nga prokuroria, e cila i qëndron versionit se ishin dy vëllezërit që e rrëmbyen e më pas vrarë. /tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz