back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaJetëSëmundjet e zemrës dhe kanceri, kryesojnë listën e vdekjeve në Kosovë

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri, kryesojnë listën e vdekjeve në Kosovë

Të ngjajshme

Carrick: Shpresojmë që Shaw dhe Maguire të rikthehen ndaj Newcastle

Manchester United po kalon në një superformë që nga...

Muxhahedinët reagojnë për lajmet e sulmit raketor iranian në Shqipëri

Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë...

Dy kandidatë në garë për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se...

Rodrygo pëson këputje të ligamentit ACL, humb Kupën e Botës

Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Rodrygo, ka pësuar një...

Kosovarët vdesin më së shumti nga zemra.

Të dhënat e Institutit Kosovar të Shëndetit Publik tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari numër një i vdekjeve në vend, duke marrë më shumë jetë sesa çdo sëmundje tjetër.

Si pasojë e kësaj, të gjithë shtretërit e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të zënë nga pacientët.

Por kjo sëmundje nuk është më e përhapura vetëm në Kosovë.

Situatë e njëjtë sipas kardiologut Artan Ahmetit, ndodh edhe në tërë botën.

Zakonisht me probleme të sistemit të qarkullimit të gjakut kanë vuajtur vetëm pacientët e moshave të shtyra, mirëpo tash sipas doktor Artanit, situata ka ndryshuar.

Ai tregon se një 24-vjeçar, para një muaji është lajmëruar në klinikën ku ai punon.

Por kush është shkaktari?

Pas sëmundjeve të zemrës, kanceri mbetet kërcënimi i dytë më i madh për jetën e qytetarëve në Kosovë.

Sëmundjet malinje vazhdojnë të marrin jetën e qytetarëve çdo vit.

Drejtori i Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, thotë se pas një dekade rritje të pacientëve me kancer, situata dy vitet e fundit ka filluar të stabilizohet.

Kurtishi thekson se tumori i gjirit vazhdon të jetë më dominanti.

Onkologu tregon se kanceri nuk prek vetëm moshat e vjetra.

Mes pacientëve të tyre që janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ka pasur edhe të rinj.

Sipas tij, shumica e pacientëve nuk kanë faktorë predisponues.

Edhe persona që nuk pinë duhan, ushqehen mirë dhe jetojnë shëndetshëm mund të preken, ndërkaq stresi, thotë se nuk është shkaktar direkt.

Shumica pacientëve vijnë nga Prishtina, por për shkak të popullsisë më të madhe, qytetet si Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë e Gjilan kanë pothuajse të njëjtin numër rastesh, ndërsa komunat e vogla raportojnë më pak.

Sipas IKSHPK-së, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes zënë vendin e tretë dhe të katërt si shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Kosovë. /KlanKosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz