BallinaJetëOBSH: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

OBSH: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

Të ngjajshme

Masakra e Studmiës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçit bën homazhe te varri i vëllai të varë në luftë

Lumnija Thaçi, bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçit, është par...

Arbeloa: Ajo që ndodh në zhveshtore, mbetet aty

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka refuzuar të...

Të paktën 9 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Të paktën nëntë persona u vranë nga sulmet izraelite...

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Europë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të infeksionit.

Në vendet e Bashkimit Europian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, kjo përqindje është 48%. Të dhënat vijnë nga raporti i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), i titulluar “Mbikëqyrja e HIV/AIDS në Europë”, të publikuara në prag të ditës ndërkombëtare të HIV/AIDS.

Sipas raportit, mbi gjysma e personave të diagnostikuar kanë një numër të qelizave CD4 nën 350 qeliza/mm³, ndërsa rreth një e treta paraqiten me infeksion të avancuar të HIV-it, me më pak se 200 qeliza/mm³.

Diagnoza e vonë është më e shpeshtë tek burrat heteroseksualë, përdoruesit e drogës me injeksion dhe personat e moshuar, me ndryshime të mëdha nga një vend në tjetrin, raporton A2 CNN.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, paralajmëron se numri i njerëzve që jetojnë me HIV pa u diagnostikuar po rritet, duke nxitur zinxhirin e transmetimit.

“Nuk po bëjmë mjaftueshëm për të kapërcyer barrierat e stigmës dhe diskriminimit që i pengojnë njerëzit të kryejnë një test të thjeshtë”, thekson ai.

Në këtë situatë, OBSH dhe ECDC kërkojnë veprime urgjente me rritjen e testimeve të rregullta, zgjerimin e aksesit në vetë-testim dhe arritjen e grupeve të popullsisë që nuk përfitojnë dot nga shërbimet shëndetësore tradicionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz