back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAlarm i verdhë në Kosovë: IHMK paralajmëron reshje të dendura dhe rrezik...

Alarm i verdhë në Kosovë: IHMK paralajmëron reshje të dendura dhe rrezik vërshimesh në disa rajone

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim me nivel të verdhë, duke sinjalizuar reshje të dendura dhe rrezik të mundshëm për vërshime në disa zona të vendit.

Sipas institutit, situata hidrometeorologjike pritet të përkeqësohet nga mbrëmja e së shtunës, duke rritur nivelin e rrezikut në disa pellgje lumore, transmeton lajmi.net.

Në njoftim theksohet se, edhe pse lumenjtë kanë shënuar rënie të përkohshme, reshjet e reja – sidomos në pjesën lindore, në Pellgun e Moravës së Binçës – mund të shkaktojnë shtim të prurjeve nga zonat malore.

Rritja e nivelit të ujit në lumin Morava e Binçës dhe në degën e saj, Kriva Reka, mund të sjellë vërshime të reja.

Rreziku pritet të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, përfshirë rajonin veri-lindor (Pellgu i Llapit), atë qendror (Sitnica) dhe jugun e vendit (Pellgu i Lepencit).

IHMK thekson se moti i paralajmëruar është potencialisht i rrezikshëm dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, të informuar dhe të shmangin aktivitetet që mund t’i ekspozojnë ndaj rreziqeve meteorologjike./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz