back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKatër palë zgjedhje brenda vitit: Sa i shkon fatura Kosovës?

Katër palë zgjedhje brenda vitit: Sa i shkon fatura Kosovës?

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Qytetarët e Kosovës do të shkojnë sërish në kutitë e votimit më 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar herën e katërt që votojnë gjatë vitit 2025.

Zgjedhjet e mëparshme, përfshirë ato parlamentare të shkurtit dhe dy raundet e zgjedhjeve lokale në tetor e nëntor, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit dhe partive politike rreth 23 milionë euro.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rreth 19 milionë euro janë shpenzuar deri më tani: afër 8 milionë për votimet parlamentare të fillim vitit dhe mbi 10.5 milionë për dy raundet e zgjedhjeve lokale të vjeshtës. Sa do të kushtojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit ende nuk dihet, pasi për këtë nuk ka mjete të planifikuara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë me kohë kërkesën buxhetore, të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në raste të tjera, kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme ose në një vit jo zgjedhor”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së për Radio Evropën e Lirë.

Shpenzimet për zgjedhje nuk përfshijnë vetëm KQZ-në. Partitë politike paguajnë gjithashtu për reklama dhe tubime publike.

Ligji u lejon subjekteve të shpenzojnë deri në 2 milionë euro për fushatë zgjedhore ose të paktën një euro për çdo votues të regjistruar. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, pesë partitë më të mëdha – VV, PDK, LDK, AAK me Nismën Socialdemokrate dhe Lista Serbe – shpenzuan rreth 3.6 milionë euro për fushatën e tyre./Radio Evropa e Lirë/

Të Fundit

Sport

ShowBiz