BallinaLajmeUrdhri për ekzaminim psikiatrik, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh

Urdhri për ekzaminim psikiatrik, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh

Të ngjajshme

Qytetarit në Fushë-Kosovë i vidhet motoçikleta

Një motoçikletë është vjedhur dje në Fushë-Kosovë. Në raportin 24...

Gjendet i vdekur një person në Prizren, Policia po heton rastin

Një burrë është gjetur i vdekur të hënën në...

IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate për...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca e sotme e shqyrtimit gjyqësor në rastin e Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh, është anuluar.

Në bazë të njoftimit, anulimi është bërë pasi trupi gjykues ka urdhëruar një ekzaminim psikiatrik për të pandehurin Shabani, me kërkesë të mbrojtjes së tij.

“Prishtinë, 19 Nëntor 2025 – Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale PS.nr.13/2025, ndaj të akuzuarve B.SH. dhe M.Q., për shkak të veprës penale Spiunazhi, e caktuar për datë 20.11.2025 sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është anuluar, pasi trupi gjykues në këtë çështje penale ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit B.SH., sipas propozimit të mbrojtjes së të pandehurit B.SH”, thuhet në njoftim.

Gjykata bën të ditur se palët do të njoftohen paraprakisht për datën e radhës së seancës, përmes ftesave zyrtare./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz